Albërie Hadërgjonaj kujton përfaqësimin e Ronës në “Eurovision”: Me të nuk qeshi Evropa, por na zbardhi faqen

Mbrëmë është mbajtur finalja e festivalit evropian “Eurovison 2022”.

Shqipëria sërish nuk arriti të kualifikohet në finalen e madhe.

Ronela Hajati me këngën “Sekret” ka përfaqësuar këtë vit Shqipërinë në “Eurovision 2022”, ku u performanca e saj mori përmasa të gjëra, duke marë komente edhe negative.

Mesa duket të njëjtën përshtypje për një përfaqësim jo dinjitoz kanë edhe kolegët e saj.

Ka qenë së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ajo e cila së fundmi duket se ka “thumbuar” Ronelën, duke ua kujtuar ndjekësve të saj përfaqësimin që Rona Nishliu i kishte bërë Shqipërisë në vitin 2012 me këngën “Suus”.

 

Hadërgjonaj ndau me ndjekësit e saj në ‘InstaStory’ një video nga performanca e Ronës, e cila ka shënuar arritjen më të madhe të Shqipërisë deri më tani në Eurovision, duke e renditur vendin të pestin në tabelën përfundimtare.

“Me këtë nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albëria në InstaStory.

Kujtojmë se Albërie Hadërgjonaj është tezja e Alban Ramosaj, i cili ishte në garë me Ronelën në festivalin e RTSH-së.