Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka pritur sot në një takim në Bruksel Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Në një postim në Twitter, Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.
“Ne theksuam se Shqipëria i përmbushi të gjitha kushtet e Këshillit. Tani Shqipëria është gati të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Ne mbështesim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë Presidencës Franceze të Këshillit”, shkruan Varhelyi.
Ditën e sotme në Bruksel Xhaçka do të të zhvillojë takim edhe me homolgun Italian Luigi di Maio.