Publiku shqiptar votoi edhe për Serbinë, këto janë pikët që ia dha në finale të “Eurovisionit”

Mbrëmë është mbajtur finalja e “Eurovision Song Contest 2022” në Torino të Italisë.

Ukraina ka zënë vendin e parë ndërsa Serbia ka zënë vendin e pestë.

Në formatin e ri të viteve të fundit, përveç votave të publikut, voton edhe juria profesionale e shteteve të ndryshme.

Kështu, festivali fillimisht i njofton votat e jurisë për çdo shtet, nga 1 deri në 12 pikë, ndërsa votat e publikut si total dhe audienca fillimisht nuk e di saktë se si ka votuar publiku i secilit shtet për këngët.

Sot janë publikuar pikërisht në detaje votat e publikut dhe kështu ne mund ta shohim se si ka votuar edhe publiku nga Shqipëria.

Publiku shqiptar i ka dhënë 1 pikë Moldavisë, 2 pikë Norvegjisë, 3 pikë Serbisë, 4 pikë Britanisë së Madhe, 5 pikë Estonisë, 6 pikë Holandës, 7 pikë Spanjës, 8 pikë Italisë, 10 pikë Ukrainës dhe 12 pikë Greqisë.

Kujtojmë se Shqipëria me Ronela Hajatin nuk është kualifikuar në finalen e “Eurovisionit”.