Një dhuratë shumë e çmuar për mua, e nxjerrë prej nëntokës së begatë të Atdheut tonë të përbashkët, në minieren e
Trepçes të Stantergut, e dhënë nga dora e shokut tonë të Luftës së UÇK-së Nexhat Dedia, sot Drejtor, me rastin e vizitës tonë me 12 Maj 2022.
Që nga viti 1927 e deri me 1999 kjo pasuri u shfrytezua nga pushtuesit jugosllav, por falë luftës së UÇK-së
prona iu rikthye të zotërve, shqiptareve autokton në ato troje .
E prita Nexhatin në Durrës në muajin Prill 1998. i cili erdhi nga Austria për të hyrë në Luftë së bashku me Gani Ymerin, dhe i shoqerova deri në Krumê -Has e nga Cahani kaluan Pashtrikun
Nexhati tregoi trimëri në Luftë, e po aty, inkurajoi ritin e vazhdimesisë së jetës, sepse u kurorzua po në Luftë, por sot ndjejmë kenaqsi të veçantë kur shikojmë se ky çlirimtar udheheq këtë ndermarrje me 700 punetorë në nëntokën me një pasuri rreth një trilion dollarë.
I urojmë shumë suksese Çlirimtarit drejtues,Nexhat Dedia !
Sokol Poga
N/Kolonel në pension.
Durrës, 14 Maj 2022