Milani do të ndeshet ditë e nesërme në “San Siro” ndaj Atalantës, një ndeshje shumë e rëndësishme për shtysën e fundit për të fituar trofeun e Serie A.
Stadiumi i Milanos do të jetë i mbushur plotë, ku priten të jenë rreth 80 mijë tifozë për të mbësahtetur Milanin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe delikate ndaj Atalantës.
Për Milanin duhet vetëm fitore, por edhe Atalanta do të tentojë tre pikëshin për të prekur zonën e Evropës.
Stefano Pioli, tekniku kuqezi, foli përpara këtij takimi në një konferencë për shtyp.
“Duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje, të kalojmë fillimishtë këtë pengesë, por nmuk besoj se gjithçka do të mbyllet këtu.
Atalanta? Humbja ndaj tyre 5-0 na bëri të kuptojmë shumë gjëra. Ndeshjen e kthimit bëmë një paraqitje të mirë ndërsa këtë herë nuk e dimë se si do të vendoset ekipi i Gasperinit.
Tifozët? Stadiumi do të na ndihmojë shumë, ata janë të rëndësishëm për ne. Skuadra është stërvitur shumë mirë këtë javë, jemi të përqëndruar.
Ndeshja e fundit e Zlatan Ibrahimovic në San Siro? Nuk e di, por uroj që jo. Zlatan është një kampion i madh për të cilin kam shumë respekt. Ai ka inteligjencën e duhur për të kuptuar se çfarë është më e mira për të ardhmen e tij.”
Milani është vetëm 4 pikë në distancë për të fituar titullin kampion, dhe ndeshja ndaj Atalantës është e vështirë për ekipin e Milanos, ku nga ana tjetër Interi do të ndeshet mbrëmjen e nesërme ndaj Cagliarit në shtëpinë e këtyre të fundit.