Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Sipas informatës që ka pranuar Policia, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë gjendej një trup i një personi mashkull, i moshës rreth 50 vjeçare. Njësitë kompetente të Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e poashtu edhe emergjenca ka dalë në vendngjarje ndërsa mjeku ka konstatuar se trupi është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe një gëzhojë”, është shprehur Prekazi.
“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve fillestare dyshohet për vdekje të dyshimtë mirëpo do të merren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”.