Akuzohen për plagosje të rëndë, çfarë thoshte Donaldi në Big Brother për sherrin në gjimnaz

Romeo dhe Donald Veshaj janë bërë kryefjalë e mediave pasi mund të dënohen me burg. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2013, kur ishin në gjimnaz dhe aspak të njohur për publikun. Mbi to rëndon akuza për plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim dhe si pasojë rrezikojnë deri në 10 vite burg.

Është raportuar se ngjarja ka ndodhur me 7 shkurt 2013 kur në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku”, ku disa të rinj si dhe aktorët u përfshinë në sherr dhe për pasojë mbeti i plagosur me mjete të forta Arjan L. Zënka mes të rinjve ka ndodhur më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30.

Arjani ka qenë pranë shkollës i shoqëruar nga një tjetër në pritje të të fejuarës së tij e cila ishte nxënëse në këtë shkollë. Kur vajza ka dalë nga shkolla, pranë saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe duke bërë veprime provokuese. Këto skena kanë shqetësuar Arjanin, i cili ka ndaluar drejtuesin Romeon.

Romeo and Donald Veshaj talk about private life: We have no girlfriends

Më pas, kanë debatuar dhe janë larguar. Pas këtij debati, vëllezërit Veshaj dhe disa persona të tjerë kanë goditur Arjanin me sende të forta në trup duke shkaktuar dëmtime të rënda të shëndetit.Vëllezërit rezultojnë të dënuar me 2 vite burgim për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

LEXO EDHE: I ngacmuan të fejuarën dhe e goditën me sende të forta, zbulohet sherri që mund të çojë pas hekurave vëllezërit Veshaj

Por vuajtja e dënimit me burg është pezulluar duke i lënë me shërbim prove. Prokuroria e Vlorës ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

Donald ‘confuses’ with Romeo, which of the twins was caught mating with a blonde in Barcelona?

Rrëfimi i Donaldit në Big Brother

Gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP, Donaldi rrëfeu një sherr që kishte pasur në gjimnaz, ku dhe kishte përfunduar në polici. Aktori i humorit tregoi se ishte dashuruar me një vajzë por ajo ishte në një lidhje dashurie. Sipas Donaldit, ajo ishte ndarë për të vazhduar me të.

Mirëpo, në një moment ai rrëfeu se atë e ndiqte një person me makinë dhe kur ky e vuri re u përplas fizikisht me të, por që personi në fjalë e denoncoi dhe Donaldi përfundoi në polici. “Më denoncoi, por nuk ishte diçka serioze, dhashë deklaratën time dhe aq”, tha ai.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje. Por dyshimet lindin për shkak se arsyeja e sherrit ka qenë një vajzë dhe se aktori i humorit ka përfunduar asokohe në polici. Ai mund t’i jetë referuar ndonjë ngjarjeje tjetër, pasi aktori kur foli për këtë sherr, nuk përmendi emrin e Romeos si të përfshirë.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga ana e vëllezërve aktorë ndërsa pritet që në fund të muajit të dalin para gjykatës. /abcnews.al