UEFA e cakton gjyqtarin për finalen mes Liverpoolit dhe Realit

UEFA gjatë ditës së sotme e ka konfirmuar edhe gjyqtarin kryesor për finalen e madhe të edicionit 2021/22 në Champions League mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Është francezi Clement Turpin, ai i cili do ta drejtojë ndeshjen më të madhe evropiane.

Finalja e madhe do të zhvillohet në Francë më datë 28 maj, ditë e shtunë.
Përveç finales së Champions Leagues në konkurrencën e meshkujve, janë caktuar edhe gjyqtarët për finalen e Champions League në konkurrencën e femrave, për Europa League dhe Conference League…