“Me mi nda, si mi vra”, Tomë Gashi reagon pas duarshtrëngimit Rama – Vuçiq: Shumë po i dhimbsen krerët e UÇK-së në Hagë
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot janë takuar në Bruksel para darkës formale me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Ajo që bie në sy nga fotografitë e postuara është se Rama dhe Vuçiq kanë pasur një duarshtrëngim shumë të ngrohtë.
Për këtë shtrëngim duarsh të Ramës e Vuçiqit ka reaguar avokati Tomë Gashi.
Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Ramës shumë po i dhimbsen krerët e UÇK-së, që janë në burgun e Hagës.
Teksa me ironi shkruan se Hashim Thaçin dëshiron me bë president të Shqipërisë si të lirohet nga burgu.
“Me mi nda si mi v.a!
Ani si shumë “pi” dhimbsen krerët e UÇK-së që janë në burg në Hague!
Hashen si të lirohet president të Shqipërisë don me ba”, shkruan Gashi.