Erion Veliaj ka komentuar në Report TV deklaratat e Ilir Metës se do të kandidojë për kryebashkiak në zgjedhjet e 2023.
Sipas Veliajt, Metës nuk ia mban të kandidojë, por nëse kjo do të ndodhë, mezi pret që të ketë një përballje me të.
“Nuk ia mban por nëse ia mban do ishte një betejë e mirëpritur. Mezi e pres”, tha Veliaj.
Ai foli dhe për kritikat e Ramës ndaj SPAK.
Veliaj tha se reforma në drejtësi duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe duhet të ketë hetim për ngjarjet aktuale, por po anashkaluar edhe ngjarjet e kaluara.
I ftuar në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Veliaj thotë se kritikat e Edi Ramës për SPAK nuk janë presion, por kryeministri po kërkon më shumë drejtësi dhe kjo sipas tij tregohet qartazi nga qëndrimi i Partisë Socialiste për të mos mbrojtur askënd nga radhët e saj.
“Ne duhet të kemi reformë 360 gradë, që i prek të gjithë hapat e shoqërisë që shikon jo vetëm ngjarjet tashme por edhe të kaluarat. Ky është interesi i të gjithëve. Mos më kërko vetëm mua me rigorozitet. Padrejtësia duket sheshi nuk ka nevojë të kesh kaluar vettingun të kuptosh që po ndodhin çudira.
Qëndrimi i PS për të mos i ofruar mbrojtje askujt është prova më e madhe që interesi është për më shumë drejtësi, çelësi i asaj që thotë kryeministri është si ta çojmë nga marshi i dytë në marsh të pestë për të kapur padrejtësi që duhet të bëjnë hatanë në këtë vend”, tha Veliaj në Report Tv.
Provat për të nisur hetimet sipas Veliajt janë sheshit, nga vrasjet e Gërdecit të Berishës, deri tek përgjimet e Ilir Metës me Dritan Priftin ku ndajnë 27 mijë euro. Kryebashkiaku thotë se Meta e Berisha i kanë vjedhur shqiptarëve 20 vite, prandaj ka ardhur koha që të mos votojmë më një ‘non grata’
“Nuk jam këtu të këshilloj opozitën, për mua qofshin gjithmonë në opozitë. Po dogje ti, po theve xhamat, po shkule emrat e rrugëve do marrësh të njëjtin rezultat. Kur Iliri e Saliu e shkatërrojnë qytetin detyra ime është ta kthej siç ishte dhe qyteti mos ta ndjejë një sulm barbarësh që shkatërroi politikën
Berisha e Meta i kanë i marrë shumë kohë këtij vendi dhe nuk e di a ka një dënim kur tjetri, ka kur hedh 26 njerëz në gërdec, ka dënim kur tjetri merr 27 mijë euro me Dritan Priftin. Meta me Berishën i kanë vjedh 20 vite shqiptarëve. Vjedhësit e kohës i dënoni kush? Dënimi vetëm është bota. Nuk mund të votojmë non grata”, tha Veliaj.
Ndalur në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Veliaj thekson se PS nuk ka në interes të ketë një president socialist, prandaj i ka përjashtuar të gjithë deputetet e saj nga gara. Ndalur në kriteret e kreut të ri të shtetit, Veliaj thotë se mjafton të jetë një profesionit, figurë akademike, ose një figurë që nuk është përfshirë në PS pesë vitet e fundit
“Procesi ka qenë i hapur për të përcaktuar disa kritere. PS edhe pse i ka votat, socialistët ndihen që ka ardhur koha për një socialist, megjithatë nuk është qëllimi këtu që të kemi çdo institucion. S’do jetë deputet i PS, ose politika aktiv i PS, por nëse dikush vjen me bindje të ndryshme, akademia, FA, si profesionit kjo do i bënte mirë bashkisë.
Do doja një president që nuk merret me pusetat e Tiranës. Një president që nuk merret në çfarë anë rrjedh Lana, që nuk merret me këndet e lojërave. Bashkinë nuk e lidh me presidencën, përveç disa punëve formale, kemi pasur disa presidentë që merreshin me punët e qytetit”, tha ai.