Shiten brenda dy orësh biletat e finales së Tiranës, Roma-Feynord

Interesi për finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feynordit që luhet në Tiranë ka qenë aq i madh sa biletat e vëna në dispozicion nga faqja e UEFA-s kanë “avulluar” për më pak se 2 orë. Kërkesat e shumta nga ana e tifozëve bënë që ngarkesa të ishte aq e madhe sa faqja e web-it të shfaqte probleme dhe të binte disa herë.

Pavarësisht këtyre problemeve tifozët nuk u dorëzuan në dëshirën e tyre për të aksesuar një biletë dhe i “zhdukën” 8500 biletat që ishin në shitje me shpejtësi të frikshme. Në këto kushte pritet që stadiumi “Air Albania” të jetë i tej mbushur në pritje të një finale plot emocione.