Humbi jetën pasi ra në humnerë, nxirret trupi i turistit në Valbonë

Është nxjerrë pas disa orështrupi i pajetë i turistit në Valbonë. Turisti ra në humnerë mesditën e sotme, ku për pasojë humbi jetën.

Policia e Tropojës në një komunikatë për mediat sqaron ngjarjen. Sipas uniformave blu, turistët janë dëmtuar rëndë, duke eksploruar zonën e Valbonës. Pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre më vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Sipas policisë, turistja M. S., 29 vjeçe ka deklaruar se po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me një turist tjetër, shtetasin D. J., 30 vjeç. Ky i fundit, duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë. Për pasojë i riu ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 30-vjeçarit është nxjerrë nga humnera, ndërsa turistja tjetër është transportuar me helikopter në spitalin e Tropojës.