Kryemadhi komenton deklaratën e Ramës: Nuk më tremb, më bën të qesh

“Gjithë Shqipëria pret ta shohë Metën para SPAK”. Kjo ishte deklarata që bëri kryeministri Edi Rama ditën e shtunë për presidentin Ilir Meta. E duke marrë shkas nga kjo deklaratë, nuk mund të mungonte dhe komenti i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, njëherësh bashkëshortja e Metës.

Ajo theksoi se deklarata nuk e tremb, por e bën për të qeshur.

E ftuar në Report.tv Kryemadhi tha se Meta ka fituar çdo betejë sa herë është përballur me drejtësinë.

“Po çfarë më tremb, më bën të qesh. Në qoftë se ka politikan në Shqipëri që është përballur me drejtësinë gjithmonë e kujtdo ka qenë drejtësia. Ilir Metës i është heq imuniteti në 1992 ja ka hequr Sali Berisha, pse doli në mbrojtje të punëtorëve të fabrikës së Poliçanit dhe shpëtoi policët të cilët populli i kishte marrë peng. Dhe e shiti Partia Socialiste sepse Fatos Nano mendonte që po të fusin Ilir Metën në burg nuk do të merren më me mua. Më pas është historia e famshme e Dritan Priftit që edhe ajo, është i vetmi politikan në 30 vjet tranzicion mos harroni këtë, me drejtësi të re, me drejtësi të vjetër, me drejtësi të tashmes, me drejtësi të ardhmes. Është i vetmi deputet që ka bërë gjyq në themel, pra nuk e ka mbyllur as për procedurë se u zgjodha deputet, nuk e ka mbyllur as me raport mjekësor që jam sëmure dhe. Dhe nuk e ka mbyllur as për afate. Ka shkuar unë do të gjykohem do të bëhet ekspertiza nga fillimi deri në fund dhe në gjyq. Si ekspertimi dhe amerikan edhe anglez ina ramën pyeteni se tani nuk është prokurore dhe mund ta thotë të vërtetën i është kthyer dhe i thotë nga kjo bisedë nuk dëgjohet asgjë dhe e dyta është kjo video tjetër që këto dy burrat ndajnë lekët. Ne nuk e kuptojmë çfarë diskutojmë. Doli i pafajshëm dhe 5 me 0 dhe relatori ishte Ardian Dvorani, po jo vetëm relatori që duhet ta kishte mbyllur çështjen se ishin seancat çdo javë, e mbyllte jam sëmurë dhe vetëm kur na e sillnin në fotografi në Monako. Thonte do ta shtyj muajin tjetër. Shkoi dhe nuk kishin çfarë të bënim më. Thirrën 52 dëshmitarë. Kishte kaq shumë gjëra sa e fitoi atë betejë 5 me 0. Iku nga zëvendëskryeministër, la imunitetin e deputetit u përball dhe e fitoi betejën. Të njëjtën gjë me Venecian dy herë. E shkarkuan dy herë. Një herë e çuan në Venecia, i tha Venecia ore a mbushni ju apo nuk mbushni. Pastaj me Gjykatën Kushtetuese që ishte falsifikimi që bëri Etilda Gjonaj të regjistrimit të noteres ke lana. Pastaj erdhi prapë me Gjykatën Kushtetuese.”, pohoi Kryemadhi.