Njoftim i rëndësishëm për afaristët në Komunën e Sarajit

Komuna e Sarajit përmes një kumtese informon afaristët që gravitojnë në këtë komunë se nga dita e hënë Komisioni për taksa komunale do të bëj evidentimin e tyre.

Postimi i plotë:

📌Njoftim
Njoftohen të gjithë pronarët e bizneseve të vogla të cilët operojnë në komunën e Sarajit, se nga dita e hënë (31 janar) Komisioni per taksa komunale do të bëj evidentimin e shitoreve, marketeve, depove dhe bizneseve tjera të cilët bëjnë eksponimin e mallrave jashtë objekteve afariste.

Lusim banorët që të jenë korekt në dhënien e të dhënave dhe të kenë mirëkuptim për komisionin.
Ju Faleminderit!