Xherdan Shaqiri me Zvicrën, para sfidës jetë a vdekje

Kombëtarja e Zvicrës është para sfidës së madhe me Italinë, në kuadër të xhiros së nëntë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Ndeshje sikur finale apo siç thuhet në zhargonin sportiv jetë a vdekje.

Futbollisti Xherdan Shaqiri, me Zvicrën synojnë mrekullinë në “Olimpico” të Romës.

Një sfidë si finale, sepse fitorja Zvicrën pothuajse edhe e kualifikon më tej.

Zvicra ka në radhët e veta tre shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri e Kastrioti Imeri.

Kampioni i Evropës, Italia, nuk e ka qetësinë ani se është favorit. Ndeshja luhet sonte në orën 20.45.

Italia kryeson me 14 pikë sa ka edhe Zvicra në pozitën e dytë në Grupin C.