Bernardo Silva ka thënë se është plotësisht i përkushtuar te klubi i tij aktual, Manchester City, duke konfirmuar qëndrimin në Etihad.
Mesfushori me tipare sulmuese shtyu të largohej nga City gjatë verës, me menaxherin Pep Guardiola që konfirmoi synimet e tij.
Sidoqoftë, Bernardo përfundoi duke mbetur te City dhe ka qenë i jashtëzakonshëm deri më tani këtë sezon.
Pasi shënoi në fitoren ndaj Manchester United, ai deklaroi se ndihet i lumtur dhe nuk synon largimin.
“Jam i lumtur për momentin. Unë e dua klubin, gjithmonë e kam dashur klubin”.
“Unë mund të ndiej dashurinë e tifozëve, stafit dhe bashkëlojtarëve të mi”, ka thënë Bernardo.