Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, kësaj radhe ndaj Rayo Vallecanos.
Toni Kroos shënoi golin e parë në minutën e 14-të të ndeshjes.
Në të 38-tën, Benzema e dyfishoi epërsinë pas asistimit fantastik nga Alaba.
Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën e 77-të nga Radamel Falcao.
Me këtë fitore, Real Madridi merr primatin në tabelë me 27 pikë, dy më shumë se Real Sociedad.
Në anën tjetër, Rayo Vallecano mbetet i gjashti me 20 pikë.