Tërë vëmendja të Bebe Rexha në ‘amfAR’

Alessandra Ambrosio, Paris Jackson, Camila Mendes dhe Jenna Dewan ishin vetëm disa nga figurat e industrisë së profilit të lartë që morën pjesë në mbrëmjen gala të amfAR 2021 në Los Angeles të enjten në mbrëmje.

E mbajtur në Qendrën e Dizajnit të Paqësorit, ngjarja vjetore e mbushur me yje synon të mbledhë fonde për kërkimin, parandalimin, edukimin dhe mbrojtjen e politikave publike të lidhura me AIDS-in.

Pjesë e kësaj mbrëmje si e ftuar speciale ka qenë edhe artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shkruan DailyMail.

32-vjeçarja risolli magjinë e Hollywoodit të vjetër në tapetin e kuq të eventit, duke u shfaqur me një fustan të zi të gjatë deri në dysheme me një peliqe të bardhë, e cila i kombinohej mjaft bukur veshjes.

Gjoksi i fustanit të këngëtares ishte stolisur me perla që përputheshin me vathët në veshët e saj në formë ‘M’ nga marka e njohur ‘Moschino’.

Flokët bionde të drejta të Rexhës ishin të ndara në njërën anë dhe të dizajnuara në stilin e valëve.

Për aksesorë, bukuroshja me prejardhje shqiptare zgjodhi një palë doreza të bardha deri në krahë dhe një palë byzylykë me perla.

Pas tapetit të kuq, Bebe Rexha ndryshoi veshjen, duke u shfaqur me një fustan të kuq me mnaterial transparent, të cilin e veshi për t’u paraqitur në skenë, ku do të performonte si mysafirja speciale e mbrëmjes.

Ajo ishte gjithashtu e mbështjellë me një pallto të kuqe që e bënte të dukej edhe më atraktive.

Grupi ‘One Republic’ dhe Bebe Rexha performuan në gala mbrëmjen, e cila gjithashtu bëri homazhe për të ndjerin Arlen Andelson dhe nderoi rrjetin social TikTok për mbështetjen e komuniteteve globalisht gjatë gjithë pandemisë COVID-19.