Daily Star ka publikuar një prapaskenë shumë interesante lidhur me kalimin e Cristiano Ronaldos te Manchester United gjatë kësaj vere.
Në momentin që ylli luzitan vendosi të largohej nga Juventusi, u përfol shumë për arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e CR7-ës te Manchester City, madje mediat e bënë fakt të kryer kalimin e tij te skuadra e Pep Guardiolës.
Por siç prestigjozja britanike Daily Star për të ndryshuar mendje dhe për të zgjedhur rikthimin te Manchester United, Cristiano Ronaldos i ka mjaftuar një telefonatë 20 sekondëshe e njeriut që e afrimoi në futbollin e madh Sr Alex Ferguson.
City e kishte arritur akordin me agjentin e CR7-ës Jorge Mendes dhe Juventusin për shifrën e 25 milionë paund, kur papritur Ronaldo mori një telefonatë nga ish-bosi i tij në kohën e United i cili i tha. “Mos shko te Manchester City”, ishte kjo këshilla e Ferguson që ndryshoi fatin dhe të ardhmen e Ronaldos.