Mesfushori Paul Pogba, është duke e konsideruar më seriozisht lëvizjen drejt skuadrës së Real Madrid.
Francezi verën e vitit të ardhshëm pritet të mbetet agjent i lirë pasi që ende nuk e ka renovuar kontratën me Djajtë, kështu që Los Blancos janë hedhur në ‘gjah’ dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë 16 milionë euro në sezon.
Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, po punon për ta kryer këtë marrëveshje teksa mesfushori dëshiron të luajë më bashkëkombësin e tij Karim Benzema dhe potencialisht Kylian Mbappe, i cili poashtu mund t’i bashkohet madrilenëve si agjent i lirë.