Armando Broja ka një mundësi të artë ditën e sotme për të treguar vlerat e tij si lojtar.
Pavarësisht deklaratave, ku u shpreh se Broja nuk është ende gati për 90 minuta, trajneri i Southampton Ralph Hasenhuttl ka vendosur ta hedh në fushë nga minuta e parë sulmuesin shqiptar në ndeshjen kundër Leeds.
LEXO EDHE:
Superiore/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet…
Sigurisht që në këtë vendim të trajnerit austriak ka ndikuar edhe dëmtimi i sulmuesit Che Adams, i cili nuk është grumbulluar në këtë sfidë.
Djaloshi nga Kopliku ishte protagonist në kombëtaren shqiptare, teksa në ndeshjen ndaj Hungarisë i dhuroi fitoren kuqezinjve me supergolin e shënuar.
Armando, shpresojmë të realizosh në ndeshjen e sotme…