Plotë katër skuadra të mëdha janë duke garuar për titullin e Premierligës këtë sezon, si Liverpool, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United, transmeton lajmi.net.
Superkompjuteri ka bërë një parashikim të papritshëm duke e shpallur Chelsean kampion me 99 pikë, vetëm një humbje.
Pas tyre renditen dy rivalët Liverpool dhe Manchester City, derisa çuditërisht që ndoshta është e pabesueshme Bentford do zë pozitën e katërt, që i siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, Arsenal do zë pozitën e 13-të, një më poshtë se Tottenham që renditët në vendin e 12-të.
Ndërsa, skuadrat si Burnley, Southampton dhe Norwich City do bien nga liga.