Të kesh një yll në skuadër mund të ndryshojë në mënyrë radikale ambiciet e skuadrës. Por do të ishte një gabim i madh të anashkalohej rëndësia e grupit dhe kolektivi. Për këtë është i bindur Marcello Lippi.
Ish-trajneri i Italisë kampione e botës në 2006-ën ka zbuluar në një intervistë të dhënë gjatë Festival dello Sport të Trento-s, i organizuar nga Gazzetta dello Sport, se cilat kanë qenë metodat e tij të punës: “Gjithmonë kam kërkuar të krijoj disa grupe pune që të kishin qëllime caktuara psikologjike. Para gjithçkaje, kam kërkuar të futem në mendjen e lojtarëve”, ka thënë Lippi.
“Askush nuk duhej të bënte fenomenin, sepse fenomenët nuk i fitojnë vetëm ndeshjet”