E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë modelja e njohur nga Kosova Zana Krasniqi e cila është shpallur Miss Universe në vitin 2008.
Ajo ka pasur një karrierë të suksesshme në SHBA, por e ka lënë profesionin e saj si modele në hije për t’iu përkushtuar familjes së saj e cila është bërë nëna e 4 fëmijëve.
Zana ka treguar edhe momentin kur ka takuar Donald Trump në SHBA, ku shprehet se nuk ishte aspak entuziaste dhe se nuk kishte dëshirë të pozonte pranë tij, duke e kundërshtuar fotografin e njohur Fadil Berisha.
Rudina Magjistari: Ti në SHBA ke qenë pjesë e Trump Models?
Zana Krasniqi: Kam punuar në disa fotoshoot-e, por nuk kam qenë modele e Trump Models. Atëhere Miss Universe e ka organizuar Trump Models dhe kur mbaronte Miss Universe ne na ftonin disa Misse për të bërë disa footoshoote, ku kam marrë pjesë dhe unë në disa prej tyre.
Rudina Magjistari: E ke pasur rastin të takosh Donald Trump, si ishte si personazh?
Zana Krasniqi: Unë isha pak më ndryshe, unë kisha problem që Fadil Berisha po bënte foto dhe më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë që i thoja por nuk dua të bëj foto. Mua nuk mu duk një moment i rëndësishëm se thoja ok ai është biznesmen, se është biznesmen nuk do të thotë që të dalë foto me Miss-et. Unë rrija nervoze dhe Fadili më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë i thoja ky është biznesmen pse të dalë foto me neve, nuk dua të dal dhe në këtë foto jam nervoze.
Gjatë fotoshoot-it shumë vajza bënin çmos të dilnin në foto apo të bënin skena që t’i kapnin mediat, ndërsa unë isha pak më larg, skandalet nuk i doja shumë dhe fillova t’i shikoja gjërat më ndryshe sepse kur je aty i shikon gjërat më ndryshe. Fillova me vetveten, thoja Zan a je ti kjo, a je ti për t’u marrë me këto? A do këtë jetë?