Skënder MULLIQI
Ajo çka po shohim dhe po përjetojmë nuk na bënë shumë optimist.Optimizmi nuk e duron intolerancën .Nuk duron ambivalencën .Nuk duron situatë komplekse siq po krijohen të ne, e që kan të bëjnë më jetën dhe optimizmin tonë në këtë nënqiell.Optimizmi nuk e duron jo njerëzoren më të cilën po jetojmë .Dhe, kjo jo njerëzore eshte produkut I njerëzve të politikës, të cilët vetë janë të befasuar se si ka ndodhë qe janë ngjitur lartë në poste partiake dhe politike .Këta njerëz na kan shkaktuar jo optimizëm , por pesimizëm të skajshem.Nuk e kan kuptuar realitetin duke krijuar gjendje të pa shpresë për shumicën .Mjaftë gjatë jemi duke duke i thënë vetit ishalla bëhët mirë.E kjo po zgjatë në pafundësi, së jemi rënë më pahirë apo dashtazi të duar të padijshmive .Midis asaj “të qenit” dhe “duhet” si folje e linqimit politik na kan pru në një situatë komplekse politike .Po e vërtetojnë ngjarjet e pa mira politike që shumë kohë , të cilat janë duke na kushtuar shumë në shtetndërtim dhe mirëqnje të përgjithshme, e mos të flasim për ndonjë situatë optimiste .Është krijuar një aparat I tërë represiv : moralizimi I ndjenjave , patologjizmi I trishtimit , turpi për shkak të dobësisë tonë të shfaqur.Atëherë njeriu nuk ka se si mos të ndihet keq.Ai ndihet fajtor që ndihet keq.Dhe, ky është një llojë burgu , një burg në të cilin roja dhe i burgosuri jetojnë në të njejtën kokë.Dhimbja është mënyra se si realiteti na prek.Nje pjesë e madhe e njerëve të politikës nuk dinë dhe as që ju intereson dhimbja , qe duhet pasur për tjetrin dhe për shtetin.Nëse dhimbja trajtohet si një defekt, atëherë edhe rëndësia trajtohet si një defekt. Dhe atëherë vetëm sipërfaqja e lëmuar e jetës mbetet: e këndshme por e zbrazët.Ndoshta kjo është arsyea pse kaq shumë njerëz janë lodhur sot, nga situatat e pakëndshme të krijura të krizave politike dhe institucionale , që lidhen drejtëpërdrejtë më jetën.Me njerëz jo të nivelit, nuk mbahet gjallë shteti.Kosovës nuk i duhen njerëz që çdo ditë e fundosin të ardhmën tonë .Po I shkakojnë plagë të rënda shoqërisë .Po krijohen situata të pa durueshme politike nga ndasitë dhe përqarjët e mëdha, të cilat më shumë po lidhën për pushtet se sa për shtet.E kan ngarkuar rëndë hapësirën politike më avanturat e tyre.Janë duke e ndëshkuar rënd popullin.Kjo tingllon sikur një derë kur mbyllet.E këta nuk po e mbyllën vetëm një derë, por të gjitha dyertë.Këtë e bëjnë përsonat që nuk kan aftësi për asgjë , veq keqpërdorimit të pozitës shoqërore dhe politike .Këta po na lënë pa alternativë.Cila ështe alternativa?Alternativa është njohja: se qenia njerëzore është një qenie me ndjenja, jo një qenie që përmirësohet vazhdimisht.Populli nuk ka nevojë për receta politike të zbrazëta , por ka nevojë për dinjitet.Ka nevojë të krijohet pozitivitet , si përpjekje për ta bërë jetë të rregullt.Keta nuk po japin shpresa dhe as gëzim.Shpresa e vërtetë është leja për të qenë njeri, dhe për të pasur një jetë të dinjitetshme në vendin tënd…!