Konstadinoski dhe mentaliteti i “Maqedonisë së maqedonasve”

Konstadinoski dhe mentaliteti i “Maqedonisë së maqedonasve”

Sjellja e shumicës së Gjykatësve Kushtetues, nën udhëheqjen e të deleguarit politik të VMRO-DPMNE-së, Darko Konstadinoskit, është pasqyrim i drejtpërdrejtë i frymës, sjelljes dhe mentalitetit të kësaj qeverie. Ai është trimëruar dhe ndjehet i mbrojtur për t’u sjellë si kapadai në institucionin që do të duhej të ishte gardian i rendit kushtetues dhe mbrojtës i interesit të qytetarëve përballë agjendave partiake.

Kjo sjellje e përsëritur është në thelb, një test ndaj nesh si qytetarë, e veçanërisht ndaj shqiptarëve: deri ku mund ta shtyjnë kufirin pa u përballur me asnjë reagim serioz, përveç disa deklaratave dhe statuseve në rrjetet sociale.

Duke u shndërruar në mashë politike, ai po parapërgatit terrenin për ndërhyrje të tjera që synojnë realizimin e premtimit të vjetër e të rrezikshëm: “Maqedonia e maqedonasve” në kundërshti të plotë me Marrëveshjen e Ohrit.

Por ai, ashtu si edhe ata që e instrumentalizojnë dhe e trimërojnë, e kanë gabim. Është e vërtetë që sot mund të ketë një kastë politikanësh të paaftë, të kapur, të shurdhër, qorra dhe pa dinjitet për t’ia ndalur hovin kësaj politike destruktive dhe arkaike. Por nesër, ai do të mbajë përgjegjësi bashkë me instruktorët e tij për pasojat afatgjate për kohezionin social…

Amerikanët kanë një thënie: “Be careful what you wish for…” (Kujdes çfarë dëshiron…).

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo