SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër A.I. (41) nga Shkupi për dyshimin për kryerjen e veprës penale “ndërtim i paligjshëm”.
Rasti ka ndodhur në një parcelë kadastrale në Peshtan, ku i denoncuari ka ndërtuar një shtëpi pa lejen përkatëse të dhënë nga Sektori për Urbanizëm dhe Menaxhim të Tokës Ndërtimore të Komunës së Ohrit.
Bazuar në gjendjen e konstatuar, autoritetet kanë marrë vendim për largimin e ndërtimit, ndërsa ndaj A.I. do të ndiqen procedurat ligjore përkatëse. Ky informacion është raportuar nga TetovaSot.