Partitë opozitare shqiptare që janë pjesë e koalicionit “VLEN” kanë reaguar në lidhje me protestat e sotme nga universitetet publike. Nga “VLEN” thonë se “profesorët e universiteteve shqiptare dolën në protestë pasi u ndjenë të poshtëruar karshi profesorëve të Universitetit “Kirili dhe Metodij” dhe atë nga dora e BDI-së, kryeministrit teknik Talat Xhaferi e nga Jeton Shaqiri”.

Në reagim nga VLEN thonë se “BDI u rriti pagat profesorëve maqedonas, por nuk e bërë këtë për profesorët shqiptarë”.

“Tani kur ata u ngritën në protestë përpiqen ta mbulojnë këtë poshtërim ndaj intelektualëve shqiptarë me arsyetime të ndryshme e gjoja me zgjidhje të kësaj çështje! Kjo është BDI e mbështetur nga LSDM dhe piunët tjerë të saj, të cilët vlerësojnë të tjerët, po shkelin të vetët, i përbuzin dhe i poshtërojnë. BDI nuk i poshtëron vetëm oligarkët e kazinove, por profesorët dhe intelektualët e kombit është në gjendje edhe ti shkelë me çizmën e pushtetit!”.

“E sa për elaborim, ideja e diferencimit të universiteteve publike në vehte është ide e kahmotshme e qarqeve të ndryshme që nuk ua duan të mirën shqiptarëve. Kjo ide është zbatuar në heshtje ndër vite duke e privilegjuar universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, gjegjësisht studentët që kanë mbaruar në të, si psh. për studentët e mjekësisë gjatë specializimit. Rangimi tendencioz i vitit 2016 e nxori Universitetin e Tetovës në vend të tetë, vetëm e vetëm që të mos ketë mundësi të organizojë studime të ciklit të tretë. Ndër vite ministrat tanë të arsimit nuk arritën ta heqin këtë diskriminim të UT-së”.

“Përkundarzi me rritjen selektive të pagave për punonjësit e UKIM-it u përforcua edhe më shumë diferencimi kundrejt Universiteteve shqiptare. Për fat të keq ky diferencim është bërë nga kuadrot e BDI gjegjësisht nga kryetari i parlamentit të asaj kohe Talat Xhaferi i cili edhe pse kishte kohë në Janar ta zgjidhë këtë problem nuk e bëri”.

“Që ironia të jetë më e madhe ish-ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi i cili lejoi këtë diskriminim dhe të njëjtin nuk e ndryshoi për gati dy vjet, del tani dhe na shitet si shpëtimtar i diskriminimit. Kordinatori i grupit parlamentar nuk e ka për qëllim të zgjidhë këtë diskriminim por thjesht ta vendosë në koluarët burokratike të parlamentit për të fituar kohë që ta hudhin problemin pas zgjedhjeve parlamentare. Për gjithë këtë diskriminim të krijuar pikërisht nga ish kryeparlamentari dhe kryetari i qeverisë teknike Talat Xhaferi, udhëheqësia e universitetit më të diskriminuar do ti japë çmimin Fadil Sulejmani, për të cilin ka vendos senati i UT-së të martën e kaluar”, thuhet në reagimin e VLEN-it.