-ads3-

Kryeministri i Dimitar Kovaçevski pas takimit të liderëve deklaroi se ndjehet i lumtur që më në fund pas 17 viteve Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbaj zgjedhje të rregullta parlamentare. Kovaçevski tha se ka propozuar që rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill ndërsa rrethi i dytë më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.
“Biseduam për ndryshimet kushtetuese, me çrrastë thamë se janë rruga e vetme për integrimin e vendit në BE. Ndryshime Kushtetuese mbesin parakushti kryesor për vazhdimin e rrugës sonë evropiane. Nuk ka alternativ tjetër për rrugën tonë drejtë BE-së, çdo tezë tjetër është e gabueshme. Tema e fundit ishte data për zgjedhje, jam i lumtur që më në fund pas 17 viteve do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare”, tha Kovaçevski, duke shtuar se takimi i liderëve ka kaluar në atmosferë pozitive.
Kovaçevski tha se kanë shpallur zgjedhje të brendshme brenda partisë për kandidat për president.