-ads3-

Përmes një manifestimi solemn, Bashkia e Tropojës nderoi sot kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me titullin Qytetar Nderi.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ishte dhe i pranishëm në këtë ngjarje, ka uruar në Facebook kryetarin Ahmeti për titullin e akorduar.

Grubi shton se ky vlerësim është mirënjohje për veprimtarinë e Ahmetit si në luftë ashtu dhe në paqe.

Statusi i plotë:

Sot lideri i shqiptarëve të Maqedonisë Veriut, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe prijësi ynë drejt proceve progresive kombëtare, Ali Ahmeti u shpall qytetar nderi nga ana e Bashkisë së Tropojës.

Shfrytëzoj rastin të përgëzoj kryetarin Ahmeti për këtë titull plotësisht të merituar, falënderim për qytetarët e Tropojës dhe udhëheqësisë së bashkisë në krye me z. Rexhë Byberaj për mikëpritjen e ngrohtë dhe mirënjohjen e shprehur ndaj kontributit kombëtar të Ali Ahmetit.

Krenar që jam i rreshtuar pas tij, gjithmonë në ndjekje të vizionit dhe misionit përparimtar që ai po vazhdon ta udhëheq!