-ads3-

Nevrij Ademi – Stamboll

Portali TS do të ndjek nga afër zgjedhjet presidenciale të dielën në Turqi. Dy kandidatët që garojnë për president të Turqisë janë Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu.
Vlen të theksohet se në raundin e parë Erdgoan kishte një epërsi të vogël nga Kilicdaroglu.
Presidenti Erdogan mori 49.4 për qind të votave ndërsa rivali i tij opozitar Kiliçdaroglu mori 44.9 për qind, ndërsa kandidati i tretë për president, politikani nacionalist Sinan Ogan mori 5.2 për qind.

Ditë më parë Sinan Ogan u shpreh se votat e tij do të shkojnë për presidentin Erdogan.

Gazetari i TS-së, Nevrij Ademi sot ka folur me deputeten e AKP-së në Stamboll Sena Nur Çelik.

Deputetja Celik për TS thotë se bota ishte dëshmitarë se si dolën në raundin e parë AKP-ja dhe presidenti Erdogan, dhe Turqia u  bë vendi i parë në Evropë që dolën me 90% të votuesve në zgjedhje ku partia opozitare mori shumë vota duke kaluar në raundin e dytë dhe me këtë ajo shprehet se Turqia është një vend demokratik.

Me daljen masive të qytetarëve në votime, deputetja Celik thotë në raundin e parë i treguam Evorpës se Turqia nuk është një shtet diktatorial dhe presidenti Erdogan nuk është diktator.

Sipas saj e diela do të jetë fituese dhe presidenti Erdogan do të jetë president i Turqisë.

Deputetja e AK-PArti Sena Nur Çelik shprehet se fitorja e Erdoganit varet nga puna e tij pasi presidenit Erdogan 20 vite i ka dhënë Turqisë, ka punuar 20 vite për Turqinë dhe besueshmëria është e madhe.

Ajo gjithashtu falenderojë shqiptarët për mbështetjen e madhe që i japin presidentit Erdogan./TS/