Një ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Dumberas të Gramshit. Shtetasi V.B, rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin buqesor tip “Zetor” ka humbur kontrollon dhe për pasojë është përmbysur.

Për pasojë 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin buqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.