30 milionë dollarë prej atyre kukullave të vogla me kokë të madhe të cilat përfaqësojnë njerëz dhe personazhe të famshëm, quajtur ndryshe edhe si figura Funko Pop!, do të përfundojnë në mbeturina.

Funko tha në raportin e tre mujorit të katërt të 2022 se një kombinim i një kërkesë në rënie për lojëra dhe një tepricë inventari ka krijuar vështirësi financiare për kompaninë.

Vitin e kaluar kompania u detyrua të merrte hapësira të reja me qira për shkak të hapësirës që zinin figurat Funko. Teprica llogaritet në 246.6 milionë dollarë në fund të 2022, dhe është 48 përqind më shumë sesa ata kishin një vit më parë.

Kompania synon të eliminojë një pjesë të inventarit prej 250 milionë dollarësh në gjysmën e parë të 2023 për të reduktuar kostot e menaxhimit të inventarëve.

Produkti që ato po ruajnë ka më pak vlerë sesa kostoja e mbajtjes së tij dhe për këtë kanë vendosur të hedhin në mbeturina 30 milionë dollarë prej tyre.

CEO i kompanisë Brian Mariotti tha se qendra e shpërndarjes në Arizona ishte plot saqë u detyrua të merrte me qira hapësira dhe kontejnerë të tjetër. Kostoja e hapësirës ekstra po i shkakton kompanisë humbje parash tha ai.

Ekzekutivët e kompanisë gjithashtu lajmëruan shkurtim të fuqisë punëtore me 10 përqind. Funko përfitoi nga pandemia duke postuar shitje prej 1 miliardë dollarë në 2021, një rritje me 58 përqind, fitime të cilat nuk vijuan me të njëjtat ritme pasi ekonomia botërore u hap.

Në tre mujorin e katërt të 2022 kompania raportoi një humbje prej 47 miliardë dollarësh, një rënie nga 17 milionë dollarë fitim për të njëjtën periudhë një vit më parë. /PCWorld Albanian