-ads3-

Në vazhdën e takimeve me misionet e vendeve mike, sot, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Krenar Lloga, takova Sh.T. Angel Angelov, Ambasadorin e Bullgarisë në Shkup tha Arben Taravari informon Tetovasot.

Me Ambasadorin Angelov, u dakorduam për dosmosdonë e kultivimit të raporteve të mira fqinjësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në frymën evropiane të traktatit të miqësisë midis dy vendeve tona u shpreh kreu i Aleancës për shqiptarët. Theksova se Aleanca për Shqiptarët, njëjtë siç e ka përkrahur propozimin francez dhe kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, do të pëkrahë edhe ndryshimet kushtetuese për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe se krahas kësaj, do të shtyjmë përpara reforma të thella në drejtësi për të luftuar murtajën e korrupsionit deklaroi Taravari.

Ai ka potencuar lidhjet historike miqësore midis kombeve dhe vendeve tona, si dhe vullnetin e Aleancës për Shqiptarët për zgjerimin dhe thellimin e tyre. Në këtë rrafsh, shpreha përkrahjen tonë të parezervë për kompletimin e lidhjeve infrastrukturore përgjatë korridorit VIII, nga Durrësi deri në Varna, ku Maqedonia e Veriut është një urë lidhëse midis Bullgarisë dhe Shqipërisë u shpreh Taravari.

Me Ambasadorin Angelov, u pajtuam për të vazhduar këtë dialog në funksion të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të ankorimit të rajonit në bllokun perëndimor, larg ndikimeve dashakeqe të Moskës.Tetovasot