Një 48-vjeçar është gjetur sot i vdekur në Shkodër.

Ngjarja u regjistrua në mesditë në lagjen “Naim Gjylbegu”, ndërsa paraprakisht dyshohet 48-vjecari me inicialet A.Xh të jetë vetëvrarë me armë gjahu.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:20, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, dyshohet se është vetëvrarë më armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi A. Xh., 48 vjeç.

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.