Ofronin lokale për prostitucion, arrestohen tre burra e dy gra në Prishtinë


Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar tre burra dhe dy gra në Prishtinë.

Të njëjtit dyshohet se ofronin lokale për prostitucion me ç’rast është kontrolluar një i tillë dhe i konfiskuan disa prova materiale, njofton Klankosova.tv.

“Prishtinë, 21.02.2023-18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të lartcekur duke ofruar lokale për prostitucion. Si prova materiale gjatë kontrollit në një lokal janë konfiskuar: një telefon dhe 60€ kesh para. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.