Ministria për Punë të Brendshme bën të ditur se dje në Kumanovë është arrestuar një shkupjane e cila është kapur duke kryer vjedhje. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plot të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.

“Me datë 02.03.2023 në ora 19:20 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria B.A. (49) nga Shkupi. Ajo u kap duke kryer një vjedhje në një lokal shitjeje në Blvd. “Revolucioni i Tetorit”, ku mori disa sende. Gjërat e vjedhura iu gjetën dhe iu kthyen pronares dhe ajo u ndalua në stacion të policisë”, thonë nga MPB.