-ads3-

Nxënëset e Medresesë së Tetovës sot përmes një tubimi në sheshin e qytetit kërkuan që shteti t’ua njeh diplomat që të mund të regjistrohen në universitetet në vend, ata thonë se zgjidhja për problemin e tyre zvarritet për vite me radhë dhe institucionet nuk po punojnë në këtë drejtim.

Nxënëset thonë se e drejta për shkollim si e drejtë njerëzore garantohet në të gjitha konventat ndërkombëtare, duke filluar që nga Deklarata Universale e Drejtave te Njeriut. Por sipas tyre kjo e drejte po shkelet vazhdimisht ne Maqedoninë e Veriut, kur u pamundësohet nxënëseve të medresesë “Isa Beu” që të vazhdojnë studimet e larta në universitetet publike dhe privato-publike në vendin tonë.