Kleidiane Santos dos Santos solli në jetë djalin e saj Anderson me prerje cezariane në një spital në Parintis në shtetin brazilian të Amazonas.

Kjo grua 27-vjeçare braziliane shkoi në spital për një ekzaminim dhe konsultë rutinë, por mjekët e kuptuan se foshnja ishte shumë e madhe për të pritur një takim të rregullt të lindjes.

Një nga foshnjat më të mëdha ka lindur në Brazil më 18 janar – peshon 7.3 kilogramë dhe 59 centimetra i gjatë! Foshnja aktualisht ndodhet në inkubator dhe është në gjendje stabile, po ashtu edhe nëna është mirë.

“Nuk e prisja një surprizë të tillë, mendova se do të peshonte rreth katër kilogramë, por doli të ishte më shumë se shtatë. Dua të falënderoj ekipin në spital, ata kujdesen mirë për mua dhe më mbështesin. “Po të mos ishin ata, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur me mua”, thotë Kleidiane, e cila ka këtë fëmijë të pestë.