E FILMUAR/ Momenti kur qëllohen me armë pjesëtarët e sigurimit të ambasadës së Azerbajxhanit në Iran


Një pjesëtar i sigurimit është vrarë e dy tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë që ndodhën brenda ambasadës së Azerbajxhanit në Iran, ka njoftuar policia, derisa Bakuja e ka cilësuar si akt terrorist.

“Sulmuesi depërtoi përmes rojeve dhe vrau kreun e sigurimit me kallashnikov”, njoftoi Ministria e Jashtëm e Azerbajxhanit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Naser Kanani ka dënuar ashpër sulmin, duke shtuar se incidenti po hetohet.

Policia në Teheran theksoi se ka arrestuar të dyshuarin për sulmin, dhe se është duke kërkuar motivet që mund të kenë çuar te ky sulm. Gjykatësi Mohamad Shahrirari ka thënë se motivet e sulmuesit ishin personale. Mediat e huaja kanë publikuar edhe momentin e sulmit me armë.