Astronauti legjendar amerikan Buzz Aldrin, anëtar i misionit Apollo 11 dhe njeriu i dytë që shkoi në Hënë, njoftoi sot se u martua me partneren e tij prej shumë vitesh dje, të premten, në ditëlindjen e tij të 93-të.

Aldrin dhe Anka Fore, nënkryetare ekzekutive e Buzz Aldrin Ventures, zyrtarizuan bashkimin e tyre në një ceremoni private.

“Në ditëlindjen time të 93-të, jam i lumtur të njoftoj se e dashura ime prej shumë kohësh, Dr. Anka Fore, dhe unë u martuam”, ka shkruar astronauti në Twitter, duke postuar një foto të tij dhe Fore, e cila është 63-vjeçe. “Ne u bashkuam me lidhjet e shenjta të martesës në një ceremoni të vogël private në Los Angeles dhe jemi po aq të emocionuar sa adoleshentët.”

Sipas profilit të saj në LinkedIn, Anka For ka një doktoraturë në inxhinieri kimike në 1996 nga Universiteti i Pittsburgh. Para se të bashkohej me Buzz Aldrin Ventures, ajo punoi në kompanitë kimike Union Carbide dhe Johnson Matthey. Ajo ka shërbyer gjithashtu si arkëtare e një lobi hidrogjeni, Këshilli i Biznesit të Hidrogjenit në Kaliforni.

Ndërsa tre martesat e mëparshme të Buzz Aldrin përfunduan me divorc.

Astronauti amerikan është i mbijetuari i fundit i misionit Apollo 11, gjatë të cilit ai dhe Neil Armstrong u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë më 20 korrik 1969.