-ads3-

Pas eventit tek Forumi i gruas, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka vazhduar takimin me qytetarët e Tetovës me banorët e vendbanimeve Xhermë, Xhepçisht, Poroj dhe Drenovec. Para të pranishmëve, krahas kryetarit Ahmeti fjalim rasti kanë mbajtur edhe sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, deputetja Rina Ajdari, kryetari i degës së BDI Gostivar Valdet Xhaferi si dhe drejtori i Rezervave Shtetërore Resi Abdurahmani,

“Shqiptarët gjithmonë kanë pasur dinjitet ndaj kanë dëshmuar se janë dalëzotës të vendit të vet. Në gjithë këto vite nuk kam regjistrur asnjë humbje, ndaj shumë gazetarë më pyesin se ku qëndon çëlësi i suksesit? Sukses ky i cili nuk ka munguar as në veprimtarinë ilegale politike. I thash gazetarit hajde në Zajaz dhe e futa në zyrën time të punës, e pa Adem Jasharin, librat e bibliotekës sime e poashtu edhe shkopin me të cilin dikur kam ruajtur dhentë. I thash se tek kjo zyrë fillon çëlësi i suksesit tim, që nuk e harroj as të kaluarën e as idealin për kombin tim, sepse shqiptarët për çdo arritje kanë derdhur djersë e gjak. Mund t’i ndaj dy gjëra që në i kemi fituar. E para, kur vjen vera korriku dhe gushti vendet tona janë kuq e zi me flamura që marrin nuse, kur do të ndërtohet tashmë objekti i Universitetit Nënë Tereza, kur shoh Universitetin e Tetovës dhe këto janë avansime. Tek e dyta përfshi edhe ministrat, zëvendësministrat e drejtorët tanë që më bëjnë të jem faqëbardhë edhe karshi ndërkombëtarëve. Pas motos “Bashkë për Europë” është një mision i tërë, duke nisur nga ideja se si t’i ndalojmë të rinjtë të dalin në mërgim e si t’i kthejmë të tjerët sërish në vendlindje. Ne duhet të bëjmë sacrificë, të përafrojmë standardin tonë më BE-në, sepse funksionet shkojnë e vijnë por misionet mbesin”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Ndaj, shtoi ai, edhe bashkëqytetarët maqedonas duhet bashkohen me ne e jo të thonë: “Na e morën shtetin shqiptarët, jo, ne nuk e morëm sepse ky vend është edhe i joni dhe ne dimë ti dalim zot!”

“Unë jam shumë i sigurtë që do ndërtojmë front pro europian, të shohim çfarë shërbimi mund të i’u bëjmë njerëzve dhe të ua mundësojmë të jetojnë këtu në vendin e tyre. Ndaj ne duhet të jemi të hapur, të punojmë pa hile dhe të kemi mision kryesor ndërtimin e këtij fronti. Po bëhen shumë projekte por mund të përmend korridorin 8 si pikë strategjike ekonomike dhe lëvizje më të lirë. Unë them lë të bëhet edhe vetingu, sepse jemi lodh me akuza për vjedhje, ndaj duhet përgjegjësi dhe transparence”, deklaroi Ahmeti.