Një faqe interneti për këshilla financiare po kërkon një çift që dëshiron të testojë forcën e lidhjes së tyre duke montuar së bashku mobiljet e firmës IKEA për 1000 dollarë.

FinanceBuzz tha se po kërkon një çift, të cilit do t’i jepeshin 1000 dollarë kredi në dyqanin IKEA për të blerë mobilje për dhomën e gjumit.

Më pas, çiftit do t’i kërkohet të mbledhë mobiljet së bashku dhe të dokumentojë përvojën.

“FinanceBuzz është në kërkim të një çifti të gatshëm për të vënë në provë lidhjen e tyre këtë periudhë Shën Valentini, duke montuar së bashku një komplet të tërë gjumi IKEA dhe duke dokumentuar përvojën,” thuhet në faqje.

Çifti fitues do të shpërblehet me 1000 dollarë për përfundimin e detyrës. Aplikimet pranohen në faqen e internetit deri më 14 shkurt.