VIDEO/ “Kush të futi?…Kush je ti?”, momenti kur truprojat e Berishës fusin në selinë blu sulmuesin


Gert Shehu 31vjeç është personi që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Së fundmi janë publikuar pamjet, e momentit kur truprojat e Sali Berishës, kanë marrë me dhunë dhe e kanë çuar në selinë blu, dhunuesin e ish-kryeministrit.

Shehu u dërgua në selinë e PD-së pasi u godit nga simpatizantët demokratë dhe u neutralizua nga truprojat

Më pas, në selinë e PD shkoi policia dhe ambulanca, duke marrë autorin e dyshuar për t’i dhënë ndihmën e parë dhe pas kësaj për ta dërguar në ambientet e Komisariatit Nr.1.