Vrasja e 42-vjeçarit shqiptar Mario Muka në Gjermani pak ditë më parë, tronditi mbarë opinionin publik.

42-vjeçari, biznesmen nga Shijaku humbi jetën pasi u qëllua me dy plumba në kokë.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, bëhet me dije se autoritetet policore kanë arrestuar dy autorë të dyshuar për ngjarjen.
Autorët e dyshuar janë shtetas shqiptarë, përkatësisht 20 dhe 26 vjeç, të dy emra të njohur për policinë për lidhje me trafikun e drogës.

“Fillimisht arrestimi i tyre është bërë për një arsye që nuk kishte lidhje me vrasjen, por se pas arrestimit u bë lidhja e tyre me ngjarjen dhe tani akuzohen për vrasje”, tha një zëdhënëse e policisë.

Ndalimi i dy shqiptarëve është bërë fillimisht për një kontroll rutinor nëse ishin personat e shpallur në kërkim për një krim tjetër, por më pas u shtuan dyshimet dhe tani të rinjtë akuzohen për vrasjen e 42-vjeçarit.