Samiti, Rama: Gjithçka gati për të mikpritur BE-në në Shqipëri


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ditën e nesërme.

“Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri”, ka shkruar kreu i qeverisë krahas videos.

Kujtojmë që nesër pritet të vijnë në Shqipëri plot 44 liderë të Europës dhe rajonit. Përveç tyre do të ketë dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, politikë dhe financiarë, mes të cilave dhe Banka Botërore.