Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se po bashkëjetonte me një të mitur.

Sipas policisë, babai i të miturës kishte raportuar se e bija i kishte dalë nga shtëpia të mërkurën.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e vet, viktima femër kosovare (e mitur), ka dalë nga shtëpia dhe dyshon se e njëjta ka shkuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe është duke bashkëjetuar me të. Njësitë policore pas një pune hetimore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima me kërkesë të prindërve kthehet te familja e saj”, thuhet në raportin e policisë.