MPB e dorëzoi raportin për rastin “Onishçenko” në Kuvend


Raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me transmetimin e seancës së mbyllur në Kuvend në të cilën drejtori i ASN-së Viktor Dimovski dha llogaridhënie për rastin “Onishçenko” është përgatitur dhe është dorëzuar në Kuvend, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes pas vizitës së SPB Shkup.

“Procedura për marrjen e shtetësisë është nga organi që e jep shtetësinë dhe kjo është në kuadër të Qeverisë. Lidhur me raportin është përgatitur i njëjti dhe është dërguar në Kuvend për atë që ka ndodhur dhe janë duke u ndërmarrë masa të mëtejme në atë pjesë”, theksoi Spasovski.

Ndryshe, seanca e mbyllur në të cilën Dimovski prezentoi dokumente të besueshme, është transmetuar drejtpërdrejtë në kanalin kuvendor në Jutjub, pas çka kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kërkoi që rasti të hetohet.