Ky është sulmuesi i Berishës


Sulmuesi i Berishës i gjakosur, merret me ambulancë nga selia blu

Personi që grushtoi Sali Berishën gjatë protestës u shoqërua në fillim drejt selisë blu.

Në selinë e PD-së mbërritën menjëherë forcat e policisë. Shtetasi shfaqet i gjakosur dhe disa minuta më vonë në seli ka mbërritur ambulanca, për t’i dhënë ndihmën e parë. Policia njofton se po punohet për identifikimin e autorit, sapo të mjekohet.