Kovaçevski uroi gazetarët për rizgjedhjen e Çadikovskit në krye të SHGM-së


Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ua uroi gazetarëve zgjedhjen e kryetarit tl kryesisë së Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), të cilët u zgjodhën dje.

“Gazetarët i uroj për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së SHGM-së që ndodhi fundjavën që shkoi dhe Ju dëshiroj të ju realizohen të gjitha përcaktimet programore të cilat i keni biseduar”, tha Kovaçevski, në fillim të konferencës së sotme për shtyp në Qeveri.

Të shtunën, në Kuvendin vjetor të SJGM-së, Mlladen Çadikovski u rizgjodh kryetar i Shoqatës, ndërsa u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës, si dhe anëtarët e Këshillit të nderit. Anëtarë të Këshillit drejtues, mes tjerash, u zgjodhën edhe dy punonjës medial nga Agjencia Informative mediatike (MIA).